Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate dërguar mediave njoftoi se shpreh keqardhje për vetëlargimin e pesë antarëve të kryesisë qendrore të partisë, por në të cilën komunikatë nuk potencoheshin emrat se për cilët anëtarë të vetëpërjashtuar bëhet fjalë.

Burime të Klan Maqedoni brenda nga i ashtuquajturi ”Grup i Zjarrit” thonë se nuk e kanë kuptojnë vendimin në atë komunikatë dhe në cilën pikë të statutit bazohet. Njoftojnë se brenda ditës do të dalin me komunikatë zyrtare në lidhje me këtë vendim të partisë amë. /KlanMacedonia/