Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën e LSDM-së për rivotim në vendvotimin me numër 2011 në Tearcë.

Në këtë vendvotim janë 714 votues me të drejtë vote. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit kanë votuar 404 veta apo 56,58 për qind të këtij trupi votues, prej të cilave 17 vota u shpallën të pavlefshme.

Rivotimi në këtë vendvotim pritet të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm, pasi që dallimi me vota midis VMRO-DPMNE dhe LSDM në njësinë e 6 zgjedhore është vetëm 307 vota. Nga KSHZ nuk ka përgjigje se a mund të ketë kthesë në rezultate dhe të ndodhë që dy partitë të barazojnë numrin e deputetë 50 me 50.

Bazuar në këtë Tearca do të ketë një ndikim të madh në formimin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë. (INA)