Mësojmë se Aleanca për shqiptarët ka bërë lëshim për postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës në shkëmbim të numrit më të madh të drejtorive të institucioneve kulturore.Këtë qëndrim Aleanca e mbështet në cilësisnë e komisionit për kulturë që funksionon në kuadër të LRPDSH.Ekspertët e shumtë të kulturës që e kanë përpiluar programin dhe platformën e kulturës janë garancë për reforma në këto institucione të cilat janë në një gjendje letargjie.

Burimet tona flasin se Aleanca kërkon gjysmën e drejtorive të pallateve të kulturës.Disa nga kërkesat e Alencës që i kemi mësuar, janë Teatri i Tetovës, Teatri i Kumanovës, Qendra për konzervim në Gostivar, Pallati i kulturës në Gostivar, Galeria e arteve në Tetovë , një vend të rëndësishëm në agjensionin për media dhe një pozicion në TVM etj.

Ditëve në vijim pritet të bëhet ndarja e posteve në eshallonin e tretë.