Mediat kanë shkruar për talentin e këngëtares me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, por dëgjuesit e kanë konfirmuar përfundimisht duke dëgjuar muzikën e saj. Kënga Hotter than hell e këngëtares ka arritur një milion shitje dhe për këtë ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit.

Dua është një nga këngëtaret e reja në ngjitje. Këtë verë ajo dha koncert në Kosovë dhe Shqipëri ku falënderoi shqiptarët që i kishin dhënë zemër në rrugën e saj. Dua premtoi që albumin e parë, ku do të bëjë pjesë edhe kënga që sot numëron 1 milion shitje, do ta publikojë pranë datës së Pavarësisë së Kosovës, duke treguar edhe një herë afërsinë me vendin e saj.

30ad3a7955913095852251f939a04548