Duket se përplasjet mes deputetëve janë tejkaluar pasi për nesër është paralajmëruar rikthimi i tyre në Kuvend.

Pas koordinimit me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ky i fundit ka cakuar vazhdimin e disa seanca plenare.

“Seanca e 21-të e Kuvendit do të vazhdojë të martën, më 02.03.2021 në ora 12:00, ndërkaq pas saj edhe seanca e 22-të, 25-të dhe 26-të”, njofton Kabineti i Xhaferit, transmeton TV21.

Kjo vjen pasi kishte përplasje mes grupeve parlamentare dhe nuk arrihej koordinim për vazhdim të punës së Kuvendit.

Ndërkaq në takimin joformal që Xhaferi e pati me gazetarët, bëri thirrje që deputetët të kryejnë funksionin për të cilin janë zgjedhur nga populli. Do të thotë, të marrin pjesë në seanca plenare./TV21