Gabimeve të shumta në tekstet shkollore duket se po u vjen fundi. Qeveria ka sjell vendim për ndryshime të Ligjit për librat e shkollës fillore dhe të mesme të cilat ndryshime I japin të drejtë Shërbimit Pedagogjik t’i ftoj botuesit, respektivisht autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Gjithashtu në ndryshimet e Ligjit është paraparë që edhe vet autorët ose botuesit të propozojnë ndryshime dhe plotësime shtesë paraprakisht pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik.

Propozim Ligji për tekstet shkollore të arsimit fillor dhe të mesëm, Neni 5

  1. Nëse në librat e miratuara është e nevojshme të bëhen korrigjime ose plotësime nga aspekti profesional metodologjik teknik si dhe nga aspekti I përkthimit dhe adaptimi, ndërsa të njëjtat nuk paraqesin më shumë se 30 % nga përmbajtja e librit, Shërbimi Pedagogjik mund ti ftoj botuesit, respektivisht autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librit në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes”.

  1. Nëse në librat e miratuara është e nevojshme të bëhen ndryshime të caktuara ose plotësime shtesë nga aspekti profesional metodologjik teknik, si dhe nga aspekti i përkthimit dhe adaptimit, ndërsa të njëjtat nuk paraqesim më shumë se 30 % nga përmbajtja e librit, autorët ose botuesit mund të propozojnë ndryshime ose plotësime shtesë deri te Shërbimi Pedagogjik, paraprakisht pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sqaroi se ndryshimet ligjore parashohin nëse botuesi, respektivisht autori nuk vepron në pajtim me nenet e apostrofuara më lart, vendimi për përdorimin e librit tërhiqet. Boshnjakovski shtoi se në këto ndryshime ligjore parashihet që autorët dhe botuesit të propozojnë librat të adaptuar nga shtetet e huaja me kusht përmbushjen e kritereve të parashtruara nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit do të ketë mundësi të intervenojë për një kohë të shkurtër me qëllim që të evitohen të gjitha këto gabime, mos të pritet nje cikël I plotë I një libri por të intervenohet dhe të bëhen këto ndryshime. Sa I takon pjesës së dytë, përvec autorëve të vendit do të mund të marin pjesë edhe botues të cilët do të kenë mundësi të propozojnë libra të adaptuar nga shtetet e huaja por vetëm nëse plotësojnë kriteret e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Thuajse një dekadë, profesorët dhe nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm janë ballafaquar me shumë gabime shkencore dhe ofenduese. Librat që kanë gabime të shumta dhe skandaloze janë ato të lëndëve të gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës. Tekstet në fjalë përmbajnë fyerje dhe pasaktësi kundrejt shqiptarëve. /Alsat M/