Është e pashmangshme thyerja e xhamit të telefonit.

Motorola ka intervistuar 6,000 njerëz dhe rezultatet tregojnë se 50% e tyre kanë telefona me xham të thyer.
Por një kompani është duke punuar në teknologjinë e zgjidhjes së këtij problemi…dhe kjo përfshin diamantët, shkruan mashable, transmeton lajmi.net

Apple, Samsung, dhe krijuesit tjerë të telefonave po përdorin xhamin  e quajtur Gorilla Glass.

Ditët e fundit, Gorilla Glass përdoret gjithkund.

Por, një kompani e quajtur Akhan është duke punuar për diçka të re:
Miraj Diamond Glass, e cila e bën xhamin gjashtë deri në dhjetë herë më të fortë, më rezistent ndaj prekjes së gishtave me plot yndyrë dhe dëmtimit nga uji.

Në të kaluarën, diamantët janë formuar në presionin 100 milje nën sipërfaqen e tokës. Tani makineritë mund t’i krijojnë ato brenda kushteve laboratorike. Dhe po, ato përveç që po përdoren për stoli, kanë edhe një tjetër përdorim gjithashtu.

Akhan është duke i përdorur mjetet laboratike për diamantët që të aplikojnë një formë tjetër të xhamit, duke e përfshirë brenda edhe Gorilla Glass. Sipas CNET, tashmë është duke u testuar materali në një telefon.

Por kur mund të presim një ekran të pathyeshëm? Është pak e komplikuar. Akhan ka thënë për CNET se ekrani prej diamantëve do të del në treg në fund të vitit 2017, por kjo nuk ndodhi. Tani kompania synon vitin 2019, mirëpo edhe atëherë furnizimi do të jetë i limituar.

Akhan ka thënë se dëshiron të bëjë mjaftueshëm Miraj Diamon Glass për 10 deri në 30 miliona telefona.