Gjatë kohë ishte e paparamendueshme, mirëpo në këto momente kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi janë duke marrë pjesë bashkë në një solemnitet të organizuar në USHT, ku presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dekorohet me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Gazeta Lajm më herët ka shkruar se Hashim Thaçi mund të kyçet në fushatën parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së, duke përkrahur partnerin më lojal të Gruevskit, Ali Ahmetin, duke shkuar në Zajaz, ku po zhvillohen punime për zhvarrosjen e eshtrave në një varrezë masive.

Anëtarët e PDSH-së janë në dilemë hamletiane: çka ndodhi me Menduh Thaçin?! A është ky ai i njëjti Menduh që përjashtonte nga partia aktivistët e PDSH-së përshkak se uleshin në kafe po ashtu si që janë ulur sot Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti, njëri përkrah tjetrit, të buzëqeshur dhe të lumtur! A është ky i njëjti Menduh që kohë më parë ia fali komunën e Gostivarit Nevzat Bejtës, ndërsa publikisht bënte thirje për dhunë ndaj aktivistëve yë BDI-së. Po, është i njëjti Menduh Thaçi. Është ai që ka bashkëpunuar me krahun “banditesk” të BDI-së dhe do të bashkëpunojë edhe më tej. Jo vetëm me BDI por eshe me VMRO-DPMNE. Është ai i njëjti që nuk distancohet nga figura e dështuar politike e Ali Ahmetit, dhe të ofrojë alternativë të re, por me zili qëndroi ulur afër tij sikur me qenë vllau i vogël. 

received_1396314463731653

image-0-02-05-a18b10c8a07780620eda8d05a8e9561bf2687b027d2e5d3f044e16671d46f775-v

image-0-02-05-4e14dee8228f929e70237dd8192c26be8f70318fef43ca10987847e219a25f3a-v