Temperaturat e muajit shkurt në Maqedoninë e Veriut këtë vit kanë qenë për 2.5 gradë në të larta në krahasim me mesataren shumëvjeçare nga viti 1981 deri 2010.

Për 14 ditë në muajin shkurt temperaturat kanë qenë mbi 10 gradë celcius, ndërsa më e larta është shënuar më 2 shkurt në Gjevgjeli (21.6 gradë celcius).

Temperatura mesatare në muajin shkurt ka lëvizur prej 1.5 gradë në Mavrovë deri 8.2 në Gjevgjeli. Temperatura të ulëta janë regjistruar vetëm në pjesët malore.

Reshjet gjatë muajit shkurt kanë qenë në kuadër të mesatares shumëvejçare.

Më shumë shi në baza ditore kanë rënë në Mavrovë (39.8 mm), ku është matur edhe vija më e larët e borës prej 41 centimetrave më 6 shkurt.