Shkruan Metali Alili

Demokracia përfaqësuese në duar të ” tenderashave dhe fajdexhive”
“Tenderashat dhe fajdexhit” edhe sot heshtën, heshtën kur padroni i tyre ua kundërshton formimin e Ushtris së Kosovës duke vlerësuar se Kosova po e formon ushtrinë në kohën e gabuar.
Po nga këta të heshtur neve presim që Kushtetuta të na njohë si shtetformues e jo si 20 %.

Eh s’ka se si ndryshe kur politikën na e bëjnë “tenderashat dhe fajdexhit politik” ata nuk njohin vlera morale dhe njerëzore, ata njohin veç numra, ata harojn se janë të deleguar nga populli,në pronë të popullit, për interesin e popullit, dhe po nga populli paguhen.

Ata bëjnë kompromis me vlerat shoqërore dhe kombëtare, po edhe me gjakun e derdhur të dëshmorëve, po edhe me mundin dhe sakrificën e qytetarëve, po po ata nuk e kan problem të shkelin edhe mbi “kufoma” vetëm e vetëm të ruajn haraçin dhe pasurin e grrubulluar në kuriz të popullit.

Po këta “fajdexhi politik” shumë lehtë e kan të harojn dhe të pranojn se populli sakrifikoi gjithçka nga vetja, që përfundimisht një herë e përgjithmon në këto troje etnike të quhet si shtetformues e jo si përqindje 20 %, të barabartë me nam e nishan në Kushtetut.
Ata përsëri harojn, harojn nga se kan humbur dinjitetin, ata harojnë se dinjiteti njerëzor në popull nuk ka mbaruar, ai është i lidhur me hijnoren dhe sado që ta nxini ai do të ndriçoj.
O ju”fajdexhi politik”dijeni se durimi ka mbaruar dhe shpirti ka filluar të flas vet.

O ju të pangopur, hapni kthetrat dhe lejoni ” zhirantët” popullin, të cilët besuan dhe lejuan që ju sot të akomodoheni në haraçin e grrumbulluar.
Populli falë por nuk haron.