Kryesia e zgjeruar e Bashkimit Demokratik për Integrim prej disa orësh është duke diskutuar për qëndrimin e saj përfundimtar per te bere ose jo koalicion me VMRO-ne e Nikolla Gruesvskit. Sipas mediave ne Maqedoni, diskutimet janë shoqëruar edhe me debate e tension brenda radhëve te partisë se Ali Ahmetit, pasi disa nga nënkryetaret janë shprehur haptazi kundër nje koalicioni te ri me Gruesvskin. Gjithnjë sipas mediave, pritet qe pas diskutimeve, BDI te dale me ofertën se saj drejtuar Gruesvskit, te cilit ne datën 29 i mbaron afati per te formuar qeverinë. Burime jozyrtare kane hedhur hipotezën se BDI do te pranoje te beje koalicion me VMRO-ne, por duke i vendosur disa kushte, si sanksionimi i Gjuhës Shqipe ne Kushtetute dhe zgjatjen e mandatit te Prokurorisë Speciale, qe ne fakt nuk janë pranuar nga partia e Gruevskit. Nje skenar tjetër i përfolur është qe te vendoset si kusht qe ne vend te Gruevskit, kryeministër te jete Nikola Poposki./vizionplus.al