Deklarata e presidentit turk, Taip Erdogan, se forcat e tij në Siriishin për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad ishte një surprizë në Moskë dhe se priste një shpjegim nga Ankaraja.

“Ky njoftimi erdhi vërtetë si lajm i ri për ne”, u tha gazetarëve në një konferencë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

 

Erdogan ka mbajtur të martën një fjalim ku ka dënuar atë që ai tha se ishte dështim i Kombeve të Bashkuara në Siri dhe se Turqia bëri inkursion në gusht, kur u dërguan tanke, aeroplanë luftarakë dhe forca speciale përtej kufirit, si një akt zemërimi, njofton “Reuters”.

“Ne jemi atje për të sjellë drejtësinë. Ne jemi atje për t’i japim fund sundimit mizor të Asadit, i cili ka përhapur terrorin shtetëror”, ka thënë Erdogan.

“Kjo është një deklaratë shumë e rëndë e cila ndryshon nga ato të mëparshmet dhe me të kuptuarit tonë të situatës.

Ne shpresojmë që partnerët tanë turq do të na japin një lloj shpjegimi në lidhje me këtë”, ka thënë Peskov. /albeu.com/