MPB ka bastisur shtëpinë edrejtorit të policisë në Kumanovë, Stojançe Veliçkoviç.

Për momentin shtëpia e tij, është e rrethuar nga policët e MPB-së, ndërsa brenda po kryejnë kontroll organet hetuese.

Sipas Alsat-M, aksioni është në rrjedhë e sipër, megjithatë nga MPB nuk dhënë detaje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Jo zyrtarisht mësohet se bastisja ka prapavijë zgjedhore.
Ndërkohë, një turmë e njerëzve ka rrethuar shtëpinë drejtorit dhe nuk lejojnë që policia të afrohet tek shtëpia e tij.

Plani për arrestimin e tij duket se po bëhet nga njësia speciale për intervenim të shpejtë, informon Zhurnal.

Sipas informacioneve të fundit para shtëpisë së tij gjenden qytetarë të Kumanovës dhe anëtarë të LSDM të cilët nuk lejojnë në asnjë rast që policia të afrohet drejt shtëpisë së tij.

Stojançe Veliçikoviç ishte i parëndësishëm si drejtor i SPB në Kumanovë në qeverinë e parë teknike, me largimin e Oliver Spasovskit ai u kthye në vendin e tij në MPB. /albeu.com/