Ambasada Amerikane sot rreth orës 18 ka paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme se para hyrjes kryesore të ambasadës ka qenë e parkuar një veturë pikap, e cila pasi është kontrolluar nga detektorët e sigurimit të ambasadës ka dalur pozitive se ka pasur ekspoziv brenda, raportojnë mediat në Shkup.

MPB menjëherë ka dërguar ekipin e antiterrorit dhe kanë marrë veturën për hetim të metejshëm. Policia ka intervenuar te Ambasada amerikane dhe ka bllokuar rrugët për aty.

Ambasada amerikane nëpërmjet tviter profilit të vet ka lajmëruar se sonte nuk do mund të kontaktoni me të nëpërmjetë operatorëve vendor dhe të gjitha komunkimite mund të bëhen nëpërmjetë linjës së ambasadës./Koha