Policia malazeze ka arresturar një të ri shqiptar teksa në kufirin tokësor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka tentuar të trafikojë 40 kg lëndë narkotike kanabis.

Sipas policisë së vendit fqinj, i arrestuari është Muamer Bercaj 26 vjeçar nga Malësia e Madhe, i cili është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e transportimit të lëndës narkotike ai është ndaluar nga policia malazeze.

Ndërsa në këtë veprimtari kriminale ai ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 persona tjerë të cilët kanë arritur të largohen dhe të kthehen në brendësi të territorit shqiptar.