Një vajzë e re është kapur nga kamerat e sigurisë se si i kundërvihet një sulmuesi, që tenton ta rrëmbej në mes të ditës në rrugët e Filadelfias.

Incidenti ka ndodhur gjatë të dielës në orët e para të mëngjesit, në rrugën 15 në Veri të Filadelfias, transmeton Telegrafi.

Policia amerikane ka njoftuar se është vënë në kërkim të burrit të paidentifikuar me ngjyrë, dhe ka publikuar pamjet e tij ku shihet se si tenton ta rrëmbej vajzën e cila i kundërvihet dhe e detyron ta lë të qetë.

Ajo e godet disa herë rrëmbyesin i cili pasi e kupton se nuk do t’ia arrijë qëllimit, largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.