qenan aliu

Shkruan : QENAN ALIU

Miq të dashur,

Se çka do të ligjërojë teologu i mirënjohur nga Tirana Elvis Naçi në tribunën që pritet të mbahet sot në ora 17:00 në sallën e sporteve të Sh.F. ,,Faik Konica,, në f. Sllupçpan , shumë besimtarë musliman me kureshtje presin ta dëgjojnë. Si gjithmonë teologu Naçi, nuk paraqet fjalët e zbritura nga Krijuesi i Gjithësisë me senzacionalitet të egzagjëruar, por ata i etablon me ëmbëlsirën më të madhe dhe me sqarimet më të kapshme dhe më praktike,që gjithsecili të bindet vetë se Kurani famëlartë është Univers i heshtur ndërsa Universi Kurani që fletë. Elvis Naçi nuk mbështet këtë apo ate, këto apo ato, por Naçi mbështet vetëm fjalët e Allahut xh.sh.. Sepse ai sqaron në mënyrë brilante se vetëm tek këto fjalë mund ta gjeni shpëtimin , paqën,progresin,guximin ,rrespektin ,nderimin dhe dashurinë. Prandaj , nesër inshallah, Elvis Naçi nuk do ta dridhë Sllupçanin, por Sllupçanin do ta hijeshojë me fjalët e Zotit duke vazhduar në atmosferën e Karadakut me zërin e tijë brilant për thirje në Islam , ashtu siç në vazhdimësi e bëri dijetari i kësaj ane me performansa Ballkanike ,tani më i ndjerë Hoxhë JAKUP ASIPI-Slupçani . Për hirë të të Madhi ZOT siç shprehet Naçi, dhe për nderë e rrespekt të familjes, Sllupçanit, Kumanovës, Karadakut dhe dijetarit të ndjerë Hoxhë JAKUP -Sllupçanit, vendosi pa hezitim të qëndroj nesër në mesin e të gjithë atyre që duan ta dëgjojnë të vërtetën. Zoti e bekoft teologun Elvis Naçin , organizatorët e tribunës dhe sebeptarin Hoxhën e ndjerë – thirësin GJIGAND të Islamit në këto treva ! ( q. aliu )