Teoria më e re konspirative: Trump ka lindur në Pakistan

Pasi Trump pretendoi për disa vite se Presidenti Barack Obama nuk ka lindur në SHBA, një agjensi pakistaneze ka ngritur të njëjtin pretendim për Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Neo News pretendon se Trump në fakt ka lindur në Waziristan të Pakistanit, e për ta faktuar këtë ka edhe një foto.

Sipas tyre, Presidenti i ardhshëm i amerikanëve, ka lindur në vitin 1946 dhe quhej Dawood Ibrahim Khan para se prindërit e tij biologjikë të vdisnin e më pas të adoptohej në Amerikë.

Por ky raportim është marrë si një tallje nga ana e mediave të tjera të cilat e kanë publikuar në rrjetet sociale duke e cilësuar si qesharak këtë pretendim.