I pyetur se çfarë po ndërmerr shteti për të ndaluar rriten e çmimeve të ilaçeve për trajtim të Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe tha se mund të intervenohet vetëm tek ata ilaçe që janë në listën pozitive të Agjencisë për Ilaçe.

“Ne mund ndërhyjmë vetëm në pjesën që na ofron ligji si mundësi, kjo është ndërhyrja në çmimin-rishikimi i ilaçeve që janë në listën pozitive. Ata ilaçe që blihen në mënyrë private, me të vërtet nuk kemi mekanizëm si t’i kontrollojmë, në këtë aspekt tashmë është hapur çështja për zëvendësimin e Heparinit, dhe besoj që këtu do të gjejm zgjidhje me Fondin”, tha mes tjerash ministri Filipçe.