Në Mavrovë sot në mëngjes është matur temperaturë më e ulët prej -19 gradë, vijon Krusheva dhe Lazaropole me -18, Topollçani dhe Gjurishte -17, Pozharan -15, Prilep, Kriva Pallankë dhe Berovë -14, Pretor, Ohër, Vinicë, Dibër, Kumanovë dhe Manastir -13, Shtip dhe Tetovë -12, Shkup -11, Strumicë, Demir Kapi dhe Dojran -10 deri -8 në Gjevgjeli.

Reshje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Berovë, Manastir, Prilep, Vinicë dhe Gjurishte 1 litër, Kriva Pallankë dhe Kumanovë dy, Pozharan tre, Topollçan katër dhe Mavrovë pesë litra.

Lartësia e shtresës së borës lëviz prej katër në Dojran, tetë në Pretor, 10 në Strumicë, 11 Vinicë dhe Shkup Z. Rid, 12 në Demir Kapi, 14 Prilep, 15 në Shtip, 18 Shkup Petrovec, 19 në Ohër, 20 në Kumanovë, 21 në Manastir, 23 në Krushevë, 25 në Kriva Pallankë, 26 në Gjurishte, 27 në Berovë, 30 në Dibër dhe Tetovë, 34 në Topollçan, 51 në Lazaropole, 60 në Pozharane deri 84 në Mavrovë.

Sot në mëngjes mot me vranësira të ndryshueshme dhe shumë i ftohtë me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Sipas  të dhënave të fundit reshje të dobëta të borës ka në Prilep, ndërsa në Shkup era fryn me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë.

Moti gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit. Në disa vende do të ketë kushte për borë të dobët. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 17 deri minus tetë, ndërsa ajo e ditës prej minus 13 deri minus gjashtë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 13, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri minus nëntë gradë Celsius.