Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut.

TV21 raporton se tërmeti është regjistruar mes Kërçovës dhe Dibrës.

Dridhjet janë ndjerë në të gjithë pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut madje edhe në Shkup. Ndërkaq disa tërmete 10 ditë më parë u regjistruan në rajonin e Tetovës.