Presidenti i Turqisë recep Tayyip Erdogan reagon pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin e tij mbrëmjen e sotme.

Përmes një postimi në Twitter, Erdogan siguron qytetarët e tij se po punohet fortë që fatkeqësia natyrore të mbyllet me sa më pak dëme njerëzore ndërsa shpreh ngushëllimet e tij për jetët e humbura, raporton Syri.net.

“Si Presidenti i Turqisë, dua tju ve në dijeni se po punohet fortë. Ne qëndrojmë pranë kombit tonë me të gjitha institucionet dhe organizatat tona, veçanërisht AFAD dhe K?z?lay. Zoti i mëshiroftë vëllezërit/ motrat tanë që humbën jetën në tërmet dhe uroj shërim të menjëhershëm për ata që janë lënduar”, shkruan Erdogan në postimin e tij.