Tërmeti dridh Maqedoninë e Veriut

Rrjeti telemetrik seizmologjik në Republikën e Maqedonisë Veriore me qendra në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë që mirëmbahet nga Qendra Seizmologjike pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, sonte në orën 21.17 minuta, ka regjistruar tërmet me epiqendër 120 kilometra në juglindje të Shkupit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në Strumicë, Vallandovë dhe rrethinë.

SHPËRNDAJE