Para pak çastesh u regjistrua një dridhje e lehtë e tokës, epiqendra e tërmetit nuk është bërë akoma e ditur po dridhja është ndjerë përveç rajonit të pollogut edhe në qytete tjera të Maqedonisë së Veriut si në Manastir, Veles dhe Kavadar, njoftojnë qytetarët në rrjetet sociale.

Me informacione të reja së shpejti…

E plotesuar:

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Greqi, fare pranë kufirit të Maqedonisë  së Veriut, afër pikëkalimin kufitar Mexhitilja me një fuqi prej 5,8 shkallës.

Njoftohet se brenda 10 minutave është regjistruar edhe një tërmet i dytë me një fuqi më të dobët prej 4,8 shkalleve  rikter.