qenan aliu

 

 

 

Nga Qenan Aliu

 

Miq të dashur,

Jam ithtarë i idesë që të hiqet nga komunikimi tani për tani nga çdo lidership opozitarë shqiptarë termi BOJKOTIM i zgjedhjeve gjatë takimeve qoftë me faktorë të jashtëm apo të brendshëm. Nëse kanë diçka për të thënë në vendë të Bojkotimit duhet të përdorin termin e “BLLOKIMIT”. Kjo për të vetmen arsye, sepse shqiptarët kanë kapacitet numerik dhe politik të BLLOKOJNË PROCESIN ZGJEDHOR , sepse që në fillim të procesit ju bëhet PADREJTËSI e madhe në përpilimin e Listës së Përgjithshme Zgjedhore. Shteti në kundërshtim me Kushtetutën e kufizon të drejtën e VOTËS të mijëra e mijëra qytetarëve, në rastin konkret të një shumice apsolute të shqiptarëve. Është e vërtetë se veprimi i Bojkotit nuk është shum i preferuar tek konceptet e perendimorëve, prandaj veprimet e tilla shpesh edhe nuk marin mbështetjen e tyre. Madje konvertimi i këtij termi me “Bllokim të procesit zgjedhorë” , pa hezitim se do të zgjojë kureshtjen e faktorit ndërkombëtar për detektimin dhe përmirësimin tani më të njohur të padrejtësisë që ju bëhet mijëra qytetarëve. Bllokimi i procesit që në zanafillën e saj për përcaktimin e datës, do të faktorizonte qytetarët shqiptarë, mbase për pozitën e tyre nuk është negocuar fare gjatë arritjes së protokoleve të Maqëveshjes së Përzhinos!  Ja kjo do të ishte një përgjigje për ata që parashtrojnë pyetjen se ,”ja po i bojkotojmë , çka pastaj” cila është alternativa.?! Miq të mi, BLLOKIMI i procesit do të ishte vetë ALTERNATIVA. Qëndrimi politik i opozitës shqiptare për bllokimin e procesit zgjedhor, do ta bënte që të rinegociohej për evitimin e kësaj padrejtësie, e cila në vehte jo vetëm si mohim i të drejtës së votës, por do të ngërthente edhe pasoja të tjera siç është pesha e votës politike të shqiptarëve në këtë vendë, numri i përfaqësuesëve si dhe përçmimi i shqiptarëve si injorant dhe tartuf politik. Opozita shqiptare , nëse është me plotëkuptimin e fjalës opozitë ka mundësi që të demonstrojë në mënyrë praktike…

Opinioni ëshë shkruar enkas për fol.mk