Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë ku një person i maskuar ka grabitur një shumë parash nga sporteli i një banke të nivelit të dytë.
Grabitja ka ndodhur tek filiali i bankës brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë.
Mësohet se ka qenë një person i maskuar ai që ka hyrë në ambientet e brendshme të Hipotekës duke detyruar punonjësit e bankës që të dorëzojnë paratë.