Të rinjtë e Lidhjes Social Demokrate kanë publikuar foto nga ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ku shihet se para dyerve të Kuvendit me huliganët ka qenë edhe kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së- Hristian Mickovski, transmeton gazeta Lajm.
LSDM kërkon që Mickovski të dalë dhe publikisht të deklarohet për rolin e tij në ngjarjen më tragjike të demokracisë në Maqedoni./Lajmpress