Sulmi i fundi në Londër, i cilësuar si sulm terrorist, ka futur frikë dhe panik. Në lidhje telefonike për Report TV, Emanuel Bajra, emigrant shqiptar në Angli, ka shpjeguar situatën në të cilën ndodhet Londra tani, si edhe se deri më tani nuk ka raportime se mes të lënduarve ka shqiptarë.

“Gjendja është e tensionuar, ka frikë dhe panik. Nuk ka raportime se ka shqiptarë mes të lënduarve”, u shpreh ai.

Sulmet terroriste mbrëmë në Londër kanë shkaktuar shtatë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sulmi i parë ndodhi në London Bridge, kur një furgon u fut mes turmës dhe mori përpara dhjetëra persona. Të tjerë civilë u qëlluan me thikë pak çaste më vonë në Borough Market. /Shqiptarja/