Nën petkun e “domosdoshmëria për të vrarë” historiani analizon lindjen e mitit të vrasjes politike të “drejtë”.

Terrorizmi është një nga kamzhikët më të këqij të shekullit XXI sidomos me rënien religjoze që karakterizon islamizmin radikal. Cilat janë rrënjët historike të terrorizmit? Rreth kësaj teme flet studiuesi Vittorio Strada, studiues i kulturës dhe letërsisë ruse, në librin e tij “Domosdoshmëria për të vrarë”. Strada tregon se terrorizmi modern gjeti në Rusinë e Carëve dhe më pas në revolucionin bolshevik një inkubator fertilizimi. Ky terrorizëm i lindur nën hijen e regjimit të carist dhe që lulëzoi gjatë Revolucionit të Tetorit shenjoi historinë e të gjithë perëndimit dhe jo vetëm. Siç shkuan Strada, terrorizmi perëndimor ka patur një zhvillim në Rusi nga gjysma e dytë e shek XIX dhe në fillim të shek XX, i nxitur nga një religjozitet sui generis që vinte nga një utopi socialiste dhe komuniste.

Profesor Strada, pse pikërisht në Rusi?

Terrorizmi në Rusi nuk erdhi si pasojë e një rebelimi lokal, por nga një situatë e veçantë historike. Prapambejtja e përgjithshme, këmbëngulja e një autokracie absolute që i rezistonte çdo reforme të llojit institucional, presioni i masave të gjera fshatare, e gjitha kjo përgatiti terrenin e revoltës. Kur këtyre iu shtuan edhe idetë socialiste që vinin nga perëndimi situata shpërtheu.

A ka luajtur ndonjë rol modeli i terrorizmit të revolucionit francez në lindjen e këtij terrorizmi bashkëkohor?

Fluksi i ideve dhe veprimeve të revolucionit francez, në veçanti gjatë terrorit, ishte vendimtar dhe solli një lloj revolucioni të ri që synonte një rinovim utopik të shoqërisë. Përsa i përket manifestimeve në Rusi ishin më të pamëshirshme se ato franceze edhe në nivel teorik, por kjo ndoshta bën pjesë në natyrën ruse…

Një teoricien i terrorizmit, Sergej Necaev, fshehtaz i admiruar nga Lenini, ndoshta është ai që solli në nivele të larta kultin e veprimit të dhunshëm…

Necaev ishte shpirti i zi i lëvizjes dhe ende sot përbën një enigmë. Nuk ka kuptim demonizimi i tij. Dostojevski tek Demonët flet për të, edhe vetë autori rus e konsideronte një mister. Në një farë mënyre, Dostojevski sinjalizoi  alarmin se diçka e re po ndodhte në Rusi, se po fshihte një dhunë nihiliste të ndryshme dhe të rrezikshme, por u injorua…

Ajo që po ndodhte në Rusi, rreth Necaev-it ishte kaq e turbullt, saqë si të moderuarit, ashtu edhe progresistët mbetën të paaftë për të reaguar. Një një farë kuptimi ishin viktima të asaj që sot do ta quajmë politikisht korrekt. Ishin si të paralizuar përballë atyre idealeve revolucionare të tmerreve dhe genocidit.

Necaev ishte një teoricien, por në vitin 1905 ndryshoi plotësisht…

Në fillim të viteve 1900 terrorizmi në Rusi fitoi një karakter organizimi gjithmonë e më rigoroz dhe për më tepër u kthye në një dukuri masash i lidhur me luftën revolucionare në përgjithësi. Tani kalojmë nga terrorizmi bazë në atë që do të jetë terrorizmi i shtetit komunist.

Si arritën në perëndim sporet e terrorizmit të zhvilluar në Rusi?

Ishte një kalim natyror i diktuar nga komunikimi ideologjik. Ajo çka është  ndryshe në terrorizmin e viteve 70 në perëndim, është raporti me strukturat e ndryshme shtetërore. Shtetet ishin më të organizuara dhe më të përfshira në një lojë gjeopolitike globale.

Në terrorizëm gjithnjë e më shumë po nxjerrin krye arketipe fetare edhe në ato raste kur bëhet fjalë për një terrorizëm formalisht laik si ai komunist.  Një shembull mund të jetë miti i martirit.

Është një problem më i gjerë nga sa duket dhe i përket procesit të laicizmit të shoqërisë bashkëkohore, ku edhe vetë ateizmi ka konotacione religjoze. Totalitarizmi është forma më e përmbushur e kësaj dukurie. Mes terrorizmit dhe totalitarizmit që ka ndodhur në Rusi ka një lidhje që ka qenë veçanërisht fatale.

Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet mes këtij terrorizmi dhe terrorizmit islamik?

Edhe një herë përvoja ruse ka treguar këtë lloj lidhjeje mes terrorizmit laik dhe jo laik. Është një temë e ndërlikuar që shqyrtoj në hyrjen e librit tim.

Strada shkruan: “Terrorizmi rus përbën prehistorinë e terrorizmit aktual dhe të së ardhmes. Ata që votuan për vdekjen duke hedhur bomba kundër Carit i kanë paraprirë terroristëve vetëvrasës që përdorin sot mjete më të sofistikuara kundër turmave perëndimore.” / Il Giornale – Bota.al/