Tesla bëri një lëvizje të madhe javën e kaluar pasi bleu Bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë. Efekti i valëzimit që bëri mund të rezultojë në “fitime mbresëlënëse”.

Shkrimi i Elon Musk në Twitter, vetëm në fund të janarit, që vetëm thoshte “#bitcoin” dhe “Në retrospektivë, ishte e pashmangshme”, dërgoi një rritje prej 20% të vlerës së Bitcoin, thotë Nasdaq. Sigurisht, blerja e bitcion në vlerë 1.5 miliard dollarësh e çoi çmimin e BTC më tej në rritje

Nëse kjo rritje vazhdon, atëherë ne mund të presim vetëm një rekord më të lartë të të gjitha kohërave për BTC. Nëse është kështu, atëherë vlera e blerjes së Tesla do të rritet gjithashtu me shumë fish.

 

Fitimet e Tesla në BTC

Çmimi aktual i Bitcoin tashmë është rreth 51,348 dollarë që nga e mërkura herët, për Coindesk. Me këtë skenar, nëse Tesla ka 51,137 Bitcoin, atëherë ia vlen rreth 2.63 miliardë dollarë.

 

Për vitin e saj të parë fitimprurës, vitin fiskal 2020, u vërejt se kompania e makinave elektrike fitoi vetëm 721 milionë dollarë.

Sigurisht, Tesla kurrë nuk zbuloi sasinë e saktë të Bitcoin që mori nga blerja e saj. Ajo që të gjithë po presin tani është nëse Tesla do të vazhdojë të mbajë Bitcoin-in e saj ose të shesë disa për fitime.

Tesla raportoi vitin e saj të parë fitimprurës në vitin fiskal 2020 me 721 milionë dollarë, i cili erdhi pas një humbje prej 862 milionë dollarë në vitin fiskal 2019. Tesla raportoi vetëm disa fitime tremujore para vitit fiskal 2020.

Duke pasur parasysh vitet e humbjeve neto nga biznesi i saj, është e mundur që Tesla bëri më shumë fitime nga blerja e saj e vetme prej 1.5 miliardë dollarësh në Bitcoin sesa bëri me fitimet nga makinat e saj në dekadën e fundit. /Telegrafi/