Më shumë ministra të Gruevskit ka në kryesinë e cilës parti:

  1. VMRO
  2. BDI
  3. SDSM

Përgjigja e saktë: 2

Cilin kandidat e mbështet politikani që i tha “Veren do smrt” Sasho Mijallkovit:

  1. Blerim Rekën
  2. Gordana Siljanovskën
  3. Stevo Pendarovskin

Përgjigja e saktë: 3

Cilët partnerë të Nikolla Gruevskit e mbështesin Stevo Pendarovskin:

  1. Ali Ahmeti
  2. Amdi Bajram
  3. Menduh Thaçi
  4. Të gjithë

Përgjigja e saktë: 4

Buxheti për NATO-n ka qenë më i ulët kur ministër i mbrojtjes ishte:

  1. Talat Xhaferi
  2. Zoran Jolevski
  3. Radmilla Shekerinska

Përgjigja e saktë: 1

Cili prej këtyre nuk ka qenë kandidat konsensual:

  1. Gjorge Ivanov 2009
  2. Stevo Pendarovski 2014
  3. Stevo Pendarovski 2019

Përgjigja e saktë: 2

Sipas Nikolla Gruevskit kush është njeri i fjalës:

  1. Menduh Thaçi
  2. Zoran Zaev
  3. Ali Ahmeti

Përgjigja e saktë: 3

Ministri i shëndetësisë Nikola Todorov në bomba e quante “toj budalata pred mene”. Për cilin paraardhës të tij si ministër në kabinetin e Gruevskit e kishte fjalën:

  1. Imer Selmani
  2. Bujar Osmani
  3. Venko Filipçe

Përgjigja e saktë: 2

Për bythët e cilit kalë flisnin Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi: 

  1. Të Qemos
  2. Të Qashifit
  3. Të Shemës

Përgjigja e saktë: 3

Për zgjedhje të guvernatorit të Bankës Popullore Zoran Zaevi u dakordua me:

  1. Hristijan Mickovskin
  2. Ali Ahmetin
  3. Vesel Mehmedin

Përgjigja e saktë: 1

Bisedimet me BE-në do të fillojnë:

  1. Dhjetorin e ardhshëm
  2. Qershorin e ardhshëm
  3. Kur të burgosen kriminelët

Përgjigja e saktë: 3