Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Gostivar-Tetovë, te vendi ‘udhëkryqi i Tumçevishtit’ kanë marrë lëndime trupore tetë persona.

Nga SPB Tetovë informojnë se në aksidentin, i cili me siguri ka ndodhur gjatë parakalimit, janë përplasur një furgon me targa të Italisë dhe një automjet ‘Mercedes’ me targa shqiptare.

Derisa kanë qenë duke lëvizur drejt Tetovës, nga shkaqe të panjohura deri më tani, automjetet janë përplasur dhe kanë dalë nga rruga. /Fol/