Ndërmarrja publike komunale e Tetovës dhe drejtori i saj Xhelal Ceka nga ana e Prokurorisë publike kanë marrë padi penalë për rastin e deponisë së egër në hyrje të Tetovës. Alarmin për këtë e kanë lëshuar ambientalistët, ekspertet por edhe vetë qytetarët, pasi situata rreth kësaj çështjeje vetëm se po përkeqësohet. Nga komuna shprehen se nuk kanë mjete finansiare për ta zgjidhur këtë problem.

Eksperti i ambientit jetësor Murtezan Ismaili thotë se: “reaksionet kimike dhe dioksinet që lirohen nga mbeturinat rradhiten në listën e 10 kancereve më të rrezikshëm që shkaktojnë vdekjen e shpejtë tek njeriu”. 

“Këshilli ndërkomunal për menaxhimin me mbeturinat në rajonin e Pollogut është në fazën e përgatitjes së dokumentacionit, por në gjendje të mjeteve të përkufizuara për këtë qëllim nuk jemi në gjendje të fitojmë ofertë cilësore” – janë shprehur nga komuna e Tetovës.
Ndryshe, vite me rradhë me Ministrinë e ambientit jetësor udhëheq kuadër shqiptar i BDI-së, deri para pak ditësh ministrat ishin nga Tetova, por për shkak të aferave korruptive në lidhje me kompanitë e huaja që licencoheshin për të menaxhuar me mbeturinat, ky problem ngel i pazgjidhur në vendbanimet shqiptare. Në të gjitha shtetet biznesi memenaxhimin e mbeturinave është një ndër bizneset më profitabile.