Për Tetovën në të kaluarën ka pak video pamje. Një ndër të videot e ralla po qarkullon këtyre ditëve në facebook.
Bëhet fjalë për video të xhiruar në vitin 1983, e cila shoqërohet me një interpretim të mrekullueshëm të këngës “Rrall kam pa kso bukurie…”.

Konkretisht xhirimi është bërë me datë 23 maj të vitit 1983 dhe këtë video e ka publikuar faqja “Uzurmishti Universal” në facebook. Video dëshmon për jetën e rëndë në Tetovë në atë kohë. Shumë qytetarë kanë siguruar ekzistencën duke punuar me karroca me kuaj, të përcjellur në çdo hap nga policia.

Mirëpo edhe pse jeta e rëndë, qyteti është përplot me rini. Në Tetovë jeta sot e kësaj dite është e rëndë, me të vetmin dallim që tani nuk ka më rini si më herët.

Ja si ka qenë Tetova para 38 vjetësh: