Tetova radhitet e para në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë.
 

Në statistikat e publikuara nga The Guardian, në këtë qytet del se ka rreth 81 mikrogramë të grimcave PM2.5 për një metër kub.

Sipas këtyre të dhënave të bazuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, jepet alarmi për nivelin e lartë të ndotjes në nivel botëror, transmeton tv21.

Ndër arsyet për ndotjen e madhe dalin të jenë numri i madh i veturave dhe ndotja nga termocentralet.

Ndotje enorme gjatë kohëve të fundit ka pasur edhe në Prishtinë.