Gjatë udhëtimit tim nëpër Maqedoni nuk kisha probleme, por me ditë më mungonte uji dhe ushqimi gjatë udhëtimit. Dua të rri këtu në Maqedoni, për të punuar si përkthyes. Duhet këtu në Maqedoni të përmirësohen gjërat. Fillimi është i vështirë, por shpresoj të marr dokumentet e nevojshme dhe të gjej një punë. Këto janë përvojat dhe dëshirat e emigrantit Ali Riza nga Pakistani, i cili në maqedonisht ua ka rrëfyer qytetarëve të Tetovës, ku në një kafene të qytetit është pirë kafeja e parë me refugjatët, përcjell Fol.

Ngjarja “Kafe me refugjatë” u organizua nga OJQ ‘Porta e hapur’. Nga atje thonë se qëllimi i këtij aktiviteti është që të ndryshohet qëndrimi i qytetarëve ndaj këtij grupi të njerëzve, ku ata shihen me paragjykime si të stigmatizuar, dhe se pikërisht me këto takime ata për së afërmi do të njihen me emigrantët dhe do të shkëmbejnë mendimet e tyre dhe për të mësuar vështirësitë e tyre gjatë udhëtimit dhe gjatë qëndrimit këtu në vendin tonë.

Në kampet në Gjevgjeli dhe Tabanovc, aktualisht ka me dhjetëra emigrantë. Ekzistojnë 40 emigrantë në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në Vizbegovë. Dhjetëra prej tyre kërkuan azil. Numri i azilkërkuesve nuk është i madh, pasi shumë emigrantë nuk duan të qëndrojnë në Maqedoni. Ata jetën e tyre duan të vazhdojnë në disa nga vendet evropiane, njofton Fol.

Disa emigrantë, përfshirë edhe Ali Riza nga Pakistani, ende presin për të marrë azil nga autoritetet e Maqedonisë. Sipas OJQ “Porta e hapur”, shumë pak refugjatë mund të marrin azil. Sipas përvojës së kaluar, migrantët shpesh kthehen në vendet e Bashkimit Evropian, nga ku kanë hyrë në Maqedoni dhe më së shpeshti nga Greqia.

Por, pavarësisht nëse emigrantët do të mbeten në Maqedoni apo do të vazhdojnë udhëtimin e tyre, OJQ-të, në koordinim me institucionet shtetërore, emigrantëve në mënyrë rutinore u sigurohet mbështetje psikosociale, njihen me të drejtat e tyre në mënyrë për të mbrojtur kundër efekteve anësore, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, ku refugjatët janë viktimat më të shpeshta. (Shkrimi është publikuar në ‘Slloboden peçat). /Fol/