Bekim Asani është i riu nga Tetova i cili është detyruar të largohet nga qyteti i tij për shkak të diskriminimit, pasi ka deklaruar se ka një tjetër orientim seksual.

Në një intervistë së fundmi ai ka rrëfyer se ka frikë të dalë në rrugët e Tetovës pasi sulmohet.
Madje Asani ka treguar se ka patur raste ku është dhunuar fizikisht.

“Nuk shkoj në Tetovë sepse ndihem i rrezikuar. Ka njerëz që më njohin edhe. Ka pasur raste kur jam ulur në një kafe njerëzit janë çuar dhe më kanë gjuajtur me gurë. Ka pjesë të qytetit që nuk i bëj në këmbë.”, tha ai.