Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, djembrëma rreth orës 22 e 10 minuta, në rrugën lokale që lidh fshatrat Sedllarcë e Epërme dhe Siniçan të Tetovës, kanë ndaluar veturën e tipit ,, Opel korsa,, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 31-vjeçari J.E. nga fshati Reçicë e Madhe, kurse i bashkëudhëtarë ka qëndruar 38-vjeçari T.H. nga Tetova.

Gjatë kryerjes së kontrollit ndaj tyre, është gjetur marihuanë të cilën T.H. ka tentuar që ta hedhë.

Dy personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.