Banorët e fshatit Odër të Komunës së Tearcës  përmes një proteste kanë shprehur revoltën e tyre ndaj Komunës në fjalë, e cila siç shprehen banorët ka lënë pas dore fshatin e tyre. Përveç problemeve me infrastrukturën, banorët e Odrit ballafaqohen edhe me mungesën e ujit për pije, gjë që rëndon edhe me shumë jetën e tyre në këtë fshat.

“Pikë së pari kanalizimi nuk është askund, krejt berbat udha, udha kryesore ma katastrofë është. Me sistemin e ujit një herë kemi ujë por duhet rregulluar më mirë të bëhet si duhet”.

“Kemi mungesa te rrugët, kemi mungesa te ujërat orëmatësit duhet ti vëndojnë, ata po i blejmë ne dhe sërish ujin e paguajmë”.

Kryetari i bashkësisë lokale të Odrit Mexhit Fejzuli, ka paralajmëruar se nëse komuna nuk fillon me investimet në këtë fshat, ata do ti shpallin padëgjueshmëri qytetare.

“Rrugën kryesore që e premtoi para katër apo pesë vitesh se do asfaltohet sepse është rrugë kryesore që lidh fshatin me magjistralen Tetovë Jazhincë, nuk është bë. Rrjeti sekondar i ujit për pije ku edhe pse jemi në sistem me ndërmarrjen higjiena, punët i kemi bë me vet kontributin e banorëve por ka edhe shumë punë pa mbaruar. investimet në shkollën fillore për mirëmbajtje janë zero për qind . ia bëjmë me dije komunës së tearcës se nëse nuk realizohen këta kërkesa ne do bëhemi qytetarë të padëgjueshëm ndaj komunës”, tha Mexhit Fejzuli, kryetar i bashkësisë lokale të Odrit.

Për problemet me të cilat përballen banorët e Odrit, Alsat kontaktoi kreun e Komuinës së Tearcës Isen Asanin i cili edhe njëherë premtoi se së shpejti do të fillojë asfaltimi i rrugës kryesore, dhe se do të bëhen përpjekje edhe për kanalizimin të fshatit dhe rregullimin e ujësjellësit./Alsat-M /B.S