Shoqata e personave me invaliditet fizik “Mobilitet” nga Tetova dhe Gostivari sot para hapësirave të tyre, te qendra sportive në Tetovë organizoi fushatë me moton “Dhe vota ime numërohet”.

Ata kalimtarëve u ndanë fletushka me të cilët edhe njëherë kërkuan nga kompetentët të ndërmarrin aktivitete për përmirësimin e situatës me këtë kategori qytetarësh. Paralajmëruan se në më tre dhjetor do të organizojnë edhe marsh protestues nga selia e tyre deri te ndërtesat e komunës së Tetovës.

“Duam në këtë mënyrë ta mbledhim anëtarësinë tonë dhe mbështetësit dhe të tregojmë se edhe vota jon numërohet dhe se nuk duam të jemi të harruar. Aktiviteti i sotëm është në prag të 3 Dhjetorit – Ditës Botërore të Personave me Invaliditet” deklaroi kryetari i “Mobilietiti” Velibor Jakimoviq.

Nga Shoqatat “Mobilnost” përkujtuan se rrallë cili institucion ka bërë kushte për persona me invaliditete dhe se aktivitetet e tilla si i sotmi ndërmerre që të ndryshohen situata edhe këtyre personave t’u mundësohet funksionim normal dhe i papenguar, si dhe edhe qytetarëve tjerë.