Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (28.02.2021/01.03.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 75 persona (TE-47 GV-28), janë përgaditur urdhëra pagese për kundërvajtje, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë. Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar janë kryer kontrolle ndaj 336 persona (TE-234 dhe GV-102) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar mosrespektim i vendimeve.