Përkundër premtimeve për zgjidhje të shpejtë të problemit, lagja e studentëve në Tetovë akoma është në gjendje të mjerueshme, me infrastrukturë të shkatërruar dhe mungesë të ndriçimit. Studentët dhe banorët e lagjes madje shqetësohen nga frekuentimi i njerëzve të panjohur në këtë lagje sidomos në mbrëmje të cilët shpesh edhe sulmojnë studentët dhe banorët e lagjes. Ata kërkojnë nga SPB-ja e Tetovës për një patrullë të rregullt policore në këtë vend

“Natën nuk e di, duhet të vini edhe një herë ju natën ta shihni si qëndron puna. E kemi shumë problem, si me ndriçimin, si me infrastrukturën komplet. Hidhen mbeturina, baltë e madhe është fëmijët i çojmë në shkollë, ecim nëpër baltë si me ec në shekullin 18. Jemi lagja e Universitetit këtu por infrastruktura siç e shihni ju vet është katastrofale. Kemi pasur shumë premtime nga ana e komunës së do e bëjnë katër vjet kemi pritur asnjë premtim nuk është realizuar për këtë lagje. Natën këtu nuk kemi siguri, siguri absolutisht nuk ka se nuk ka ndriçim lloj-lloj personash rrotullohen këtu”, tha një banor.

“Me të vërtetë kemi problem se natën nuk ka ndriçim dhe ka shumë vetura të panjohura që vijnë këtu dhe është rrezik. Për ne meshkujt ndoshta jo por për femrat është pak. Mirë është të ketë ndriçim dhe të mundësoj një patrullim gjatë natës policia”, u shpreh një student.

“Ndriçim duhet të ketë në gjitha vendet po edhe këtu, nuk e di”, tha një tjetër student.

“Përveç që nuk është bërë asgjë në drejtim të rregullimit të infrastrukturës në lagjen e studentëve dhe ndriçimit, siç premtuan nga komuna e Tetovës, në këtë lagje plus janë shtuar bllokimet e rrugëve me dhe, siç edhe mund ta shihni, ndërsa janë shtuar edhe gropa, të cilat gjatë kohës me shi, mbushen me ujë dhe pamundësojnë kalimin normal të studentëve”.
Nga Komuna e Tetovës nuk deshën të flasin para kamerës për problemin e kësaj lagjeje. Shkurt vetëm thanë se për këtë vit kanë planifikuar vetëm ndriçimin e rrugës.Alsat-M

https://youtu.be/wuBzyAhbGUw