Komuna e Tetovës dhe kompanitë private ende nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për transportin falas të nxënësve. Për shkak të problemeve mes tyre, nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, vazhdojnë të paguajnë vet transportin, ndërsa një pjesë e tyre, edhe të bojkotojnë procesin edukativo arsimor, për shkak të pamundësisë për ta paguar rrugën.

Përfaqësuesi për Arsim në Komunën e Tetovës Ahmed Qazimi, nuk ka pranuar që të prononcohet para kamerave por përmes telefonit është shprehur optimist se marrëveshja do arrihet së shpejti. Megjithatë, ai nuk ka treguar se, a do të dëmshpërblehen nxënësit që aktualisht paguajnë rrugën nga xhepat e tyre.

Por këto pohime të, i hedhin poshtë transportuesit. Ata përmes telefonit shprehen se ende asnjë kontratë nuk është lidhur. Madje, ata kanë kanë paralajmëruar se prej nesër do të fillojnë të ankohen zyrtarisht në institucionet përkatëse për borxhin që ka ndaj tyre komuna.

“Nuk është aspak e vërtetë se ne kemi arrit marrëveshje apo jemi afër ndonjë marrëveshjeje. Askush aspak nuk na ka kontaktuar nga Komuna e Tetovës. Ne do bëjmë ankesë sepse as borxhi na kthehet e as kontratat lidhen. Deri më sot kemi vetëm vendimin për prishje të kontratave që na ka ardhur vetëm një ditë para fillimit të vitit shkollor”, thonë transportuesit e regjionit Tetovë-Jazhincë dhe Tetovë Tenovë.

Deri sa vijojnë mosmarrëveshjet mes autoriteteve komunale dhe transportuesve, ata që më shumë shumti dëmtohen janë nxënësit të cilët deklarojnë se nuk përjashtojnë mundësinë për të bojkotuar mësimet nëse problemi nuk zgjidhet së shpejti./alsat-m