Pjestasrët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje 14-korik prej ora 14 deri ora 20, kanë realizuar aksion kontrollues për tejkalimin e shpejtësisë, në vendbanim dhe jashtë vendbanimeve.
Gjatë kontrolleve të realizuara në rajonin e Tetovës, gjithësej janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar 27 kundërvajtje, nga të cilat 14 tejkalime të shpejtësisë jashta vendbanimeve dhe 13 shkelje të tilla nëpër vendbanime.
Në këtë aksion kontrollues në rajonin e Gostivarit, gjithsej janë zbuluar 18 shkelje të këtilla, prej të cilave 6 në vendbanime, kurse 12 jashta vendbanimeve. Ku më së shumti kemi të bëjmë me tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar me mbi 30 deri 50 kilometra në orë (10-shkelje).
Shkeljet e konstatuara janë sanksionuar me 18 fletëpagesa të detyrueshme për kundravajtje.