Dje (16-dhjetor) në ora 11 e 10 minuta, 37-vjeçarja M.J. nga Tetova, në SPB Tetovë ka denoncuar se, më datë 27-nëntor të këtij viti, rreth orës 17 e 40 minuta, dy persona nga Tetova dhe tre persona nga Shkupi, kanë hyrë në banesën e saj deri sa ajo nuk ka qenë aty, dhe kanë hulumtuar komplet banesën, kurse më pas e kanë sulmuar fizikisht djalin e saj 21-vjeçar J.J., kështu që të njëjtin e kanë marrur në veturën e tyre dhe më vonë e kanë lëshuar, njofton Flaka

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.