E nderuar familje Idrizi, të nderuar shokë, miq dhe të afërm…

Mëngjesi i sotëm na gjeti të trishtuar dhe përplot pikëllim kur kuptuam se kolegu, dhe miku ynë Hazbi Idrizi më nuk është në mesin tonë ! Dua që të shpreh ngushëllimin tim të sinqertë për humbjen e një njeriu i cili donte punën, respektonte të tjerët, por mbi të gjitha jetoi dhe veproi mbi atë në të cilën besonte.

Kur dikush që ke njohur, bëhet një kujtim, kujtimi për të bëhet një thesar në zemër, të cilin do ta rruajmë dhe lartësojmë gjithnjë !
Prehu në paqe i nderuar mik, dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për ty !