teuta arifi

Edhe pse me datë 18 shtator 2015 ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi thanë se brenda dy apo tri javëve do të mbarojnë punimet për ujësjellësin, kjo gjë nuk ka ndodhur. 

Gjatë vizitës së 18 shtatorit në pjesën ku ndërtohet ujësjellësi i ri, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi premtoi se së shpejti tetovarët do të furnizohen me 200 litra ujë për pije në sekondë nga ujësjellësi i ri, ndërtimi i të cilit është në fund. Ujësjellësi mbulon përfshinë ujërat e lumenjve “Shkumbin” dhe “Ujit të Ftohtë” dhe është i gjatë më shumë se tetë kilometra e gjysmë.

“Në prill maksimumi 1 maj të këtij viti duhet të jetë gati komplet projekti”, thanë Izairi dhe Arifi.

uji ujesjellesi2

uji ujesjellesi

nurhan uji ujesjellesi

Duket ne foto interesimi i Ministrit të atëhershëm të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, i cili duket që luan me telefon gjatë inspektimit të punëve në teren. 

Mashtrimi bëhet edhe më i madhe kur dihet që Uji nga Ujësjellësi i ri nuk do të jetë plotësisht i pijshëm, duhet që të ndërtohet edhe stacion filtrues, procedura e të cilës është e vonuar dhe ende ndodhet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa portali FOL mëson se nuk ka as buxhet për ndërtimin e të njëjtit. Tetovarëve edhe njëherë ua “lagën” me gënjeshtra funksionarët e BDI-së.

Ndryshe, ndërtimi i këtij ujësjellësi përfshin ujërat e lumenjëve “Shkumbin” dhe “Ujit të Ftohtë” dhe është i gjatë afër 8.5 kilometra.

FOL.MK