Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina po festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre.

Dhe, me këtë rast nuk do të mungojnë as urimet e ndërsjella në rrjetet sociale.

Kështu, Teuta Krasniqi në profilin e saj në Instagram me një foto përkrah Adonisit ka shprehur gjithë dashurinë që ka për të.

“Një tjetër vit për të krijuar kujtime të çmuara së bashku, një tjetër vit për të gjetur gjëra të reja për t’u kënaqur së bashku. Bebi, unë do kaloj përjetësinë duke të dashur ty, duke u kujdesur për ty, duke të respektuar dhe duke të treguar çdo ditë se të mbaj lart po aq sa yjet. Teksa plakemi së bashku, teksa vazhdojmë të ndryshojmë me moshën, është një gjë që kurrë nuk do të ndryshojë… Unë gjithmonë do të vazhdoj të bijë në dashuri me ty. Urime përvjetori shpirt. T’du përgjithmonë… përgjimoni im Adonis Morina”, u shpreh Teuta në mesazhin e saj në gjuhën angleze.

Teuta dhe Adonisi tashmë kanë një vajzë së bashku, Kaian, teksa e rrisin së bashku edhe vajzën tjetër Tarën, që aktorja e ka nga martesa me këngëtarin, Bleron.