Kryetari i Komisionit për Ekonomi nga LSDM-ja, Dragan Tevdovski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se fokus kryesorë i programit të LSDM-së është ekonomia dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve. Sipas tij programi përmban qasje të re për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë, e cila bazohet në tre elemente: ndihmë për ndërmarrjet vendore, rritje të rrogave dhe drejtësi sociale.

“Ndihma shtetërore për rritjen e ndërmarrjeve vendore, para se gjithash atyre të voglave dhe të mesme, do të rritet deri në 20 milionë euro, që nga viti i parë i mandatit. Do të ndihmohen projektet investuese të ndërmarrjeve vendore, por edhe do të hapen start-up qendra në gjithë komunat e mëdha dhe do të themelohet fond për sipërmarrje në start-up edhe për ndërmarrjet e vogla edhe për të mesme”, tha Tevdovski.