Rishikimi  i projeksionit për rritje të Bruto-prodhimit vendor (BPV) për 2,8 për qind, ruajtja e deficitit buxhetor për 2,7 për qind dhe zvogëlimi anës së të ardhurave dhe shpenzimeve për 0,5 për qind, parashikon Propozim-ribalanci i Buxhetit për vitin 2018, që e miratoi Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme.

“Qëllimi i Propozim-ribalancit të Buxhetit për këtë vit është të bëhen korrigjime të anës së shpenzimeve me qëllim të sigurimit të përkrahjes financiare për komunat dhe përforcim të Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSHM), Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) dhe Agjencia për Punësim (APRM)”, tha ministri Dragan Tevdovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai potencoi se rishikimi i projeksionit për rritje të PBV-së për 2,8 për qind, para se gjithash, siç tha, për shkak të bllokimit për inkuadrim në NATO dhe BE nga ana e opozitës,  ndërsa pasiguria negativisht mund të ndikojë  në ekonominë. Niveli i deficitit buxhetor, shtoi, është mbajtur për 2,7 për qind me çka mbahet përcaktimi për konsolidim fiskal gradual.

“Ana e të ardhurave në Buxhet është korrigjuar në mënyrë të pa konsiderueshme për 0,5 për qind më poshtë. Rishikimi i projeksioneve të planifikuara të të ardhurave është para se gjithash rezultat i zvogëlimit të të ardhurave të cilat shfrytëzuesit buxhetor i realizojnë  në llogaritë personale dhe rritje të vogël të kontributeve sociale, në lidhje me fillimin e buxhetimit prej 812 milion denarë për shkak të realizimit në nëntë muajt e parë të vitit”, potencoi Tevdovski.

Ana e të ardhurave në Buxhet potencon është korrigjuar  më poshtë për 1,2 miliardë denarë, përkatësisht për 0,5 për qind.

“Ka zvogëlim të pozicioneve të caktuara te të ardhurave të kapitalit të shfrytëzuesve buxhetor te të cilët është evidentuar  dinamikë e ngadalësuar e  realizimit, kryesisht te projektet  e financuara me kredi. Të ardhurat e kapitalit zvogëlohen për 5,666 miliardë denarë, prej të cilave 1,672 miliardë denarë në llogarinë buxhetore dhe 3,994 miliardë denarë  në llogarinë kreditore. Të ardhurat e interesit zvogëlohen për  897 milionë denarë, para se gjithash, për shkak të menaxhimit të suksesshëm me borxhin publik dhe sigurimin e normave më të ulëta të interesit për servisim të borxhit”, saktëson ministri i Financave dhe shtoi se shkurtim më të madh do të ketë te projektet ku ka dinamikë të ngadalësuar, përkatësisht për gazifikim dhe për qendrën klinike të anuluar.

Bëhet, shtoi, edhe rialokimi i mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetor, me ç’rast janë siguruar  198 milionë denarë shtesë për partitë politike dhe qendrat hulumtuese sipas ndryshimit të ligjit, si dhe mjete për funksionimin e ATO deri në fund të vitit.

“Sigurohen edhe 1,8 miliardë denarë shtesë për Fondin për Sigurim Shëndetësor, Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe për Agjencinë për Punësim. Me këto mjete përveç realizimit të pandërprerë të  obligimeve të atyre institucioneve pritet edhe zvogëlim etapor i borxheve të sistemit shëndetësor”, potencoi Tevdovski.

Alokim më të madh në ribalanc, siç tha, ka për komunat.

“Për komunat sigurohet  përkrahje financiare në vlerë prej 3,020 miliardë denarë, me qëllim të zvogëlimit të obligimeve të skaduara, ndërsa obligimet e papaguara të komunave dhe shfrytëzuesit individual  të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Mënyra e realizimit të përkrahjes financiare të komunave  do të konfirmohet me ligj. Gjithashtu, me ligj do të vendoset mekanizëm për ndalim të mundësisë për grumbullim të obligimeve të pashlyera në komuna”, potencon Tevdovski.

Saktëson se ligjet  janë në fazën finale  të përpunimit dhe se do të dorëzohen deri te Kuvendi  përderisa  në seancën plenare votohet fillimi i procedurës së ndryshimeve kushtetuese.

“Në të kundërtën do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ky ribalanc i buxhetit nuk do të mund të miratohet  nga ana e Kuvendit. Për momentin ekziston mundësi  t’u ndihmohet komunave, ndërsa nëse vjen deri te mospranimi i fillimit të procedurës për ndryshimet kushtetuese dhe shpallen  zgjedhje të parakohshme parlamentare, mundësia e tillë do të humbet sepse në propozim-buxhetin për vitin 2019, i cili është në fazën e përpunimit, nuk ekziston hapësirë fiskale për përkrahje financiare të komunave”, potencoi Tevdovski.

Nëse, nuk votohet ribalanci, theksoi, nuk ka rrezik për pensione dhe për Fondin Shëndetësor.

“Pensionet  në çdo variant tërësisht  dhe në kohë do të paguhen. Nuk ka kurrfarë dilema se pensionet janë prioritet dhe ato duhet të paguhen”, tha Tevdovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Ministria e Financave siç tha, është e gatshme për të gjitha skenarët dhe për çdo variant  që shteti t’i paguajë  të gjitha obligimet e tij  madje edhe të hyjë në  financim kohor. Nëse vjen deri në zgjedhje të parakohshme, shtoi, ekziston mënyrë të financohen edhe nëse nuk ka ribalanc.

Ky ribalanc është i gatshëm për variant derisa nuk ka zgjedhje, por nëse ka zgjedhje ne do të sigurojmë mjete për realizimin e tyre”, potencoi Tevdovski./MIA/